Ky shef kuzhine “fshinte të pasmet me duar dhe pastaj përgatiste ushqim”

Një shef kuzhine përgatiste ushqim pasi fshinte të pasmet në tualet me duar në vend se të pastrohej me letër kuzhine për “arsye kulturore”.

Fun

14/04/2016 17:59

Gjykatës së Swindon Magistrates iu tregua se si inspektorët vizituan Magbub Chowdhury në ‘Yeahya Flavour of Asia’, biznesin ushqimor që e drejton ai.

Gjatë vizitës, oficerët e shëndetit nga këshilli i Swindon-it gjetën një shishe plastike qumështi të zbrazët që ishte shumë e ndyrë me shenja gishtërinjsh ngjyrë kafe, u than a gjykatë, transmeton lajmi.net.

Chowdhury i tha inspektorëve se ai e mbushte shishen me ujë nga rubineti në kuzhinë dhe e përdorte që të fshinte të pasmet pasi vizitonte tualetin.

Ai i tha se nuk përdorte letër tualeti për “arsye kulturore”, dhe inspektorët dyshuan se shenjat ngjyrë kafe në shishe ishin jashtëqitje.

Chowdhury, të cilit tani i është marrë e drejta që të drejtojë një biznes, më vonë insistoi se ai kurrë nuk e sillte shishen në kuzhinë dhe shishja që ata gjetën përdorej që të përziheshin kemikale për pastrimin e furrave.

Gjykatës poashtu iu tregua se si inspektorët panë rregulla të tjera të higjienës të theheshin, duke përfshirë kushte të ndyta pune dhe moslarje të rregullt e duarve.

46-vjeçari u dënua për 10 thyerje rregullash të higjienës me 6300 Euro./lajmi.net