Ky robot dëshmon se mund ta përmirësojë veten (Foto/Video)

A jeni të mirë në gjetje të enigmave logjike? Shpresojmë që po.

Auto & Tek

18/04/2017 15:24

Shkencëtarët besojnë se aftësia për të zgjedhur enigma logjike është shenjë e dijes, ndërgjegjësimit, çka ju ndan nga bota e robotëve, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, një eksperiment ka treguar se linja ndërmjet robotit dhe njeriut mund të jetë më e hollë se ç’kemi menduar.

Në korrik të vitit 2015, profesori Selmer Bringsjord prezentoi robotin me një logjikë klasike të njohur si “njeriu i ditur”. Dhe funksionon kështu:

Njëri nga tre njerëzit e mençur do të bëhet mbret, kurse si provë do të veshin kapelë që nuk mund t’a shohin. Mbreti ju tregon atyre se personi i parë që do ta shohë ngjyrën e kapelës, do të fitojë. Ai ju tregon gjithashtu se gara është e pastër si dhe kapelat e tyre ose janë të kaltërta ose të bardha.

Zgjidhja, nga fituesi, është se në një garë të drejtë, të gjitha kapelat duhej të ishin të të njejtës ngjyrë, prandaj kapelja e tij ishte e njejtë sikurse e dy garuesve të tjerë.

Versioni që iu paraqit robotëve ishte ndryshe. Shkencëtarët programuan tre robotë që të besojnë se dy nga ta nuk kishin mundësi të flasin. Ata u pyetën për robotin i cili ende mund të fliste.

Roboti i cili foli, tha “Nuk e di”, por pastaj ndryshoi përgjigjen e tij, pasi dëgjoi zërin e vet.

Si shenjë dëshmie se roboti po tregonte dijen e vet, ai duhej të dinte rregullat, të njihte zërin e vet, dhe të kuptonte se ishte ndryshe nga dy robotët tjerë.

Hulumtuesit për këtë shprehen se ” nëse asgjë tjetër, ky përmirësim i vetes, është shenjë e një ‘matematika që verifikon dijen e vet’, diçka që më herët nuk është provuar. /Lajmi.net/