Ky reper kosovar do të këndojë në të njëjtën skenë me Dua Lipën

Dua Lipa tashmë është bërë e ditur se do të këndojë në festivalin "Sunny Hill" në Prishtinë.

ShowBiz

19/06/2018 20:30

Përpos këngëtares me famë botërore, të pranishëm do të jenë edhe fytyra të njohura publike, shkruan lajmi net.

Në mesin e të cilëve është edhe reperi i famshëm, Ledri Vula i cili ka treguar se është pjesë e Sunny Hill Festival.

Postimi i fundit në Instagram tregon më hollësisht rreth koncertit që mbahet për tre ditë rresht, 10, 11 dhe 12 gusht.

Kjo lë të kuptohet që edhe Ledri do të këndojë në skenën e njejtë me artisten më të suksesshme shqiptare, Duan. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkNwV7rg22l/?hl=en?&taken-by=ledrivula