Ky rekord tregon se sa i madh është Juventusi

Juventusi është bërë vetëm skuadra e gjashtë që i fiton tetë ndeshjet e para të sezonit në Serie A.

Sport

07/10/2018 08:52

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur që ta barazoj rekordin e vetë, pasi katër herë më parë e kishin bërë të njëjtën gjë.

Kjo është një ecuri që është arritur vetëm në pesë raste më parë, së fundmi nga Napoli sezonin e kaluar.

Edhe Roma kishte një fillim të përkryer në sezonin 2013/14, por të gjitha ekipet tjera që e kanë arritur këtë ishin të Juventusit, përcjell “lajmi.net”.

‘Zonja e Vjetër’ e ka arritur këtë veçori në sezonet 1930-31, 1985-86, 2005-06 dhe në 2018-19.

Nga ana tjetër, Juventusi dhe Dortmundi, janë të vetmet skuadra që nuk kanë pësuar ende humbje në të gjitha garat evropiane. /Lajmi.net/