Ky qen qetëson fëmijë të frikësuar te dentisti

Ky është Lynne Ryan, një asistent dental në Chicago dhe Jojo, një golden retriever 6 vjeçar që shërben si qen ngushëllues.

Fun

05/04/2016 11:02

Jojo viziton çdo ditë spitale private dhe qendra me njerëz me aftësi të kufizuar për t’i qetësuar dhe ngushëlluar.

Në kohën e saj si qen ngushëllues, ajo gjithashtu u dërgua të asistojë pas tornadove në Missouri dhe Illinois, dhe gjithashtu në disa aksidente të tjera.

Ajo është e trajnuar që të ofrojë suport dhe dashuri për njerëzit në kohë të këqija, dhe gjithashtu ka të veshur një jelek special që i fton njerëzit ta përkëdhelin.

“Është një qen shumë i dashur dhe i ëmbël,” thotë Ryan për Buzzfeed, transmeton lajmi.net. “Ndonjëherë e thërras “Mbretëresha e përkuljes” sepse sapo afrohet te dikush përkulet që ta përkëdhelin.

Një vit më parë, Ryan-it i erdhi ideja që ta marrë Jojo-n në klinikë ku ka punuar për 21 vite që t’i ndihmojë fëmijët e frikësuar.

Tani, një herë në muaj, Jojo vjen dhe ulet me pacientët që e kërkojnë. “Në tre muajt e fundit u bë hit i madh,” thotë asistentja Veronica Renteria. “Tani kemi njerëz që na marrin në telefon dhe kërkojnë posaçërisht për Jojo-n.

“Është shumë e butë,” thotë Renteria. “Ajo thjesht ndodhet aty për të gjithë. Sapo ulen, ajo vë dorën në prehërin e tyre. Është e mrekullueshme se si e di që kanë nevojë për përqafimin e saj.

Ajo ka fituar aq popullaritet sa që u bë një anëtare stafi në website-n e klinikës!/lajmi.netenhanced-13414-1459718200-1

enhanced-8088-1459716103-5 enhanced-31480-1459716090-1 edit-2285-1459717707-11 enhanced-4058-1459716012-1 enhanced-17120-1459715781-4