Ky pritet të jetë moti për sot në Kosovë

Nga dita e martë, fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore dhe qendrore, sërish do të fuqizohen mbi rajon duke kushtëzuar mot stabil dhe me diell, derisa temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

Lajme

09/10/2018 07:49

9.10 – Mot i mirë kryesisht me diell.

10.10-12.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuara mbi vlera normale.