Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë edhe nesër (e martë) do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjegull në orët e para të mëngjesit.

Lajme

12/11/2018 22:25

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.