Ky postim anti-islam, ka një mori problemesh (Foto)

Postimi racist që kohët e fundit është ndarë shumë në rrjetet sociale duke iu qasur me #BanIslam, supozohet se shfaq dy fotografi të Beirutit, qytet në Libani.

Bota

31/05/2016 11:45

Njëra fotografi është para luftës civile në vitet 1975-1990 që  la të vdekur 250,000 njerëz, dhe tjetra pas këtij shkatërrimi, transmeton lajmi.net.

Këto postime, pretendojnë se myslimanët lanë këtë qytet nën “multikulturalizëm”, edhe pse shumica e popullsisë myslimane dhe krishtere kanë bashkëjetuar në këtë zonë për më shumë se 1,000 vjet- por që sipas tyre nënkupton se shkak ishte islami për luftën pasuese.

2

Beirut – 2012

Libani u shfrytëzua për tu bërë  “Parisi i Lindjes së Mesme” përderisa myslimanët e lanë në “multikulturalizëm”. Por mos u shqetësoni! Kur Islami të marrë fund, do të pasojë Epoka e Artë”, shkroi në rrjetin e saj një vajzë duke bashkangjitur me një fotografi ku në anën e majtë është qendra e qytetit Beiru dhe në anën e djathtë një njeri mes rrënojave.

1

Megjithatë, fotografia u zbulua se është marrë nga një luftë tjetër. Fotografia në anën e djathtë është bërë nga një fotograf i Reuters, në qytetin Alepos në Siri në luftë me Izraelin, ku pati shpërthime të mëdha bombash. /lajmi.net

1