“Ky planet nuk është i yni”, shikoni trailerin e ri të filmit për King Kongun

“Kong: Skull Island” është filmi i ardhshëm fantastik, të cilit i është publikuar një paraqitje e shkurtër vetëm tri ditë para premierës.

ShowBiz

07/03/2017 18:50

Ideja e realizimit të filmit është e bazuar në tregimet e John Gatins dhe Dan Gilroy, ndërsa regjinë e ka bërë Jordan Vogt-Roberts, kurse skenarin e kanë shkruar Dan Gilroy dhe Max Borenstein.

Projekti është një ribërje e sagës për King Kongun, në të cilin aktrojnë Tom Hiddleston, Samuel L. Jackson, John Goodman, Brie Larson, Jing Tian, Toby Kebbell, John Ortiz, Corey Hawkins, Jason Mitchell, Shea Whigham, Thomas Mann, Terry Notary e John C. Reilly.

Xhirimet e filmit kanë filluar në tetor të vitit 2015, ndërsa premiera botërore është caktuar për datën 10 mars 2017.

Ekranizimi i legjendës së King Kongut ka filluar në vitet e shtatëdhjeta, ndërsa fokusohet në tregimin për primatin dhe përbindëshin që përballet me racën njerëzore.