Ky njeri sot do të ishte milioner me Bitcoin, nëse nuk do ta bënte këtë gabim

Në kohën kur monedhat virtuale kanë pushtuar botën dhe kur Bitcoin ka arritur në vlerë marramendëse prej 11,900 dollarësh, një njeri bëri gabimin i cili sot do ta bënte atë milioner.

Fun

05/12/2017 23:01

Greg Schoen, një përdorues i Twitter, pati shkruar në llogarinë e tij më 2011 se i kishte rënë pishman që i kishte shitur 1,700 monedhat e tij Bitcoin, kur vlera e tyre ishte $0.30.

Në kohën kur ai i shiti monedhat e tij virtuale, Bitcoin pati arritur vlerën e 8 dollarë për copë, shkruan Gazeta Express.

“Sikur t’i kisha mbajtur 1,700 BTC në $0.06, në vend se t’i shisja ata për $0.30, tani ata janë $8.00! #bitcoin”, kishte shkruar ai në Twitter.

Sikur mos t’i shiste monedhat e tij dhe t’i mbante ende, Greg sot do të ishte milioner, pasi monedhat e tij virtuale do të vlenin 20,236,900 dollarë.

Ai i kishte rënë pishman që i kishte shitur monedhat e tij para se vlera e tyre të arrinte në 8 dollarë. Por a thua si ndjehet ai sot, kur vlera e tyre ka arritur në 11,957 dollarë?

Një përdorues tjetër i bëri replikë atij sot, duke e pyetur: “A e ke parë çmimin aktual Greg?”. /Gazeta Express