Ky njeri është me fat, u shpëton për mrekulli bishave të rrezikshme (Video)

Shumë njerëz bëjnë gjëra të çmendura, ndërkohë që janë nën ndikimin e alkoolit.

Fun

05/06/2017 16:08

Por, nuk ndodhë shpesh që dikush të arrijë të mbijetojë, derisa provon që t’i jap dorën një luani.

Një burrë 35 vjeçar, i cili e kishte tepruar me pije, u hodh në një gropë me ujë në një kopsht zoologjik, dhe derisa po dilte, përpiqej t’i jepte dorën mbretit të xhunglës, përcjellë gazetametro.net.

Reagimi me zhurmë dhe ndihma e vizitorëve të kopshtit zoologjik, bënë që luanët të mos e sulmojnë, dhe ai të arrijë të mbijetojë.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se: “Pas hetimit paraprak u konstatua se Mukesh ishte në gjendje të dehur dhe kishte kërcyer brenda rrethimit për të shkuar pranë luanit. Ai ishte dorëzuar në Policinë e Bahadurpura”. /gazetametro/.