Ky njeri do të vendosë nëse Conte do të bëhet trajner i Real Madridit

Antonio Conte është i lidhur ende me një kalim te Real Madridi.

Sport

05/11/2018 15:28

Antonio Conte ishte i lidhur me një kalim te Real Madridi, menjëherë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, mirëpo në krye të skuadrës u emërua përkohësisht, Santiago Solari.

Sipas medieve në ishull, është Sergio Ramos, ai që vendos se kush do të jetë trajneri i ri i madrilenëve, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi spanjoll thuhet se nuk e pëlqen edhe aq Conten, andaj mund ta bllokoj lëvizjen e tij.

Ndonëse Ramos e ka mohuar se mendimi i tij mund të ndikojë në vendime të rëndësishme, shumica beson se opinioni i tij luan rol të rëndësishëm në kreun e kampionit botëror. /Lajmi.net/