Ky ndryshim do të bëjë që faqet pornografike të mos shikohen më aq shumë

Faqet pornografike siç duket tashmë do të bëhen me pagesë

Lifestyle

04/05/2017 00:59

Ligjet e reja mund të bllokojnë materialin pornografik që shfaqet në çdo kompjuter të sapo blerë ose smartphone.
Sipas propozimit nga më shumë se një duzinë e shteteve amerikane, një projekt-ligj i ri do të bllokonte të gjitha përmbajtjet argëtuese për të rritur në internet, trasnmeton lajmi.net.

Në një përpjekje për të bërë matrialin pornografik më pak të aksesueshëm ndaj të miturve, përdoruesit që kërkojnë të kënaqen me përmbajtje, së pari duhet të regjistrojnë makinat e tyre të reja për një përdorim të tillë.

Poashtu do të bëhet edhe një pagesë prej 15 eurove për të parë çdo përmbajtje të vlerësuar me XXX.

Këta mbështetës besojnë se pornografia është një problem i shëndetit publik dhe trajtimi i qasjes së lehtë në materialin e rritur do të ndihmonte në parandalimin e një numri çështjesh më të gjëra, duke përfshirë trafikimin seksual. /Lajmi.net/