Ky mund të jetë propozimi më i keq për martesë

Një i ri nga Philippines i ka propozuar të dashurës së tij martesë, por propozimi i tij është bër hit në internet.

Fun

18/10/2018 11:04

Djali nga Philippines arriti që video e tij të shpërndahet në të gjithë botën, kjo mbase për një propozim mjaft interesant në rrugë, transmeton lajmi.net.

Ai arriti të inskenojë një aksident në rrugë me motoçikletën e tij dhe bëri si i vdekur, kur autoritetet lokale telefonuan të dashurën e tij të vijë në vendin e ngjarjes.

Ajo mbeti e tmerruar kur pa trupin e të dashurit të shtrirë në rrugë. Pas disa sekondave i dashuri fillon të lëviz, dhe menjëherë ajo afrohet.

Pastaj djali ulet në gjunjë duke nxjerrë një unazë nga xhepi dhe i propozon asaj.

Ajo menjëherë fillon të qajë, dhe pas disa sekondave ajo e rimerr vetën dhe i jep një përqafim atij. /Lajmi.net/