“Ky lojtar do të përshtatet shumë te Real Madrid”

Real Madrid e ka siguruar transferin e parë për janar.

Sport

16/12/2018 17:15

Real Madrid po e transferon Exequiel Palacios nga River Plate në afatin që po vije.

Bashkëlojtari i mesfushorit, Leonardo Ponzio, ka deklaruar se ai është lojtar i duhur për madrilenët.

“Ai është këtu që dy vite e gjysmë. Ai u bë lojtar i mahnitshëm këtu te River, në futbollin e Argjentinës”, ka thënë Ponzoi për Palacios, përcjell “lajmi.net”.

“Reaal Madrid? Unë besoj në aftësitë e tij. Natyrisht se ju nuk mund të kërkoni që ai të jetë si Luka Modric.  Ai është 20-vjeçar. Ai shkon në tjetër kontinent, në një tjetër stil të futbollit.

“Por, ai i ka kushtet që të zhvillohet. Ai është tip i lojtarit që do të përshtatet te Real Madrid. Teknikisht ai është i mirë, nuk kam dielma se ai do të arrijë shumë”, ka përfunduar lojtari i River Plates. /Lajmi.net/