Ky lëng i gjelbër jo vetëm që është i shëndetshëm, por shëron puçrrat dhe aknet

Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh.

Lifestyle

31/03/2016 22:36

Fjala është për lëngun i cili pastron fytyrën.

Nuk i dihet, në fytyrën tuaj shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, pra është me rëndësi që të dini që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por edhe nga brenda – me ushqimin e drejtë.

Përbërësit:

  • lëng nga gjysmë limoni
  • gjysmë kastraveci të vogël
  • një grusht spinaq të freskët
  • dy fletë të vogla lakre me gjethe (Brassica oleracea acephala)
  • një lugë fara maraje (Foeniculum vulgare)
  • një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
  • një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
  • 2 dcl ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.

Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.

Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Spinaqi dhe lakrat me gjethe – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet.