Ky ishte veprimi i parë i Pogbas në zhveshtore pas kartonit të kuq ndaj PSG-së

Paul Pogba u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës pas kartonit të dytë të verdhë në humbjen e Manchester United nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/02/2019 10:14

‘Djajtë e Kuq’ janë mundur 0-2 në ‘Old Trafford’ nga kampionët e Francës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

Pogba, në minutën e 89’ është detyruar të lë fushën pas kartonit të dytë të verdhë, gjë që i pamundëson paraqitjen në ndeshjen kthyese në ‘Parkun e Princave’.

Mesfushori raportohet të ketë qenë shumë i zemëruar me veten e tij pas ndeshjes, shkruan The Sun, përcjell ‘lajmi.net’.

Një burim i ka thënë gazetës së Pogba ka qenë i tronditur me rastin e tij, por nuk ka hezituar t’u kërkojë falje edhe bashkëlojtarëve, të cilët nuk do të mund të llogarisin në të për ndeshjen kthyese pas tre javëve./Lajmi.net/