“Ky ishte vendimi më i rëndësishëm në jetë”

Gabriel Jesus, sulmuesi i Manchester City, ka komentuar rinovimin e tij të kontratës me Manchester Cityn.

Sport

04/08/2018 08:20

“Zgjedhja për tu transferuar këtu ishte vendimi më i mirë në jetën time. Jam shumë i lumtur”, deklaroi braziliani Gabriel Jesus, menjëherë pas rinovimit të kontratës që e lidh atë me Manchester City deri në qershorin e vitit 2023.

21-vjeçari Jesus u transferua në Etihad Stadium nga klubi brazilian Palmeiras, për shumën e 27 milionë sterlina, në janarin e vitit 2017, duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje gjatë debutimit të tij me Manchester City.

Ndërkohë, sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola teksa City fitoi trofeun e Premier League dhe Carabao Cup.