Ky ishte urimi emocionues që morën lojtarët e Kroacisë pasi hynë në zonën ajrore të vendit të tyre

Kombëtarja e Kroacisë sot është rikthyer në atdhe pas suksesit të treguar në Kupën e Botës në Rusi, ku zunë vendin e dytë.

Sport

16/07/2018 23:06

Me të hyrë në zonën kroate ajrore, ky institucion është përkujdesur që t’u uroi mirëseardhje të ngrohtë heronjve të ri të shtetit të tyre.

“Të dashur ‘Vatreni’, pjesëtarë të ekipit të stuhishëm të Kroacisë në ‘Russia 2018’. Kontrolli kroat i trafikut ajror ndihet i nderuar që ju uron mirëseardhje, ju uron mirëseardhje të ngrohtë në hapësirën ajrore kroate”, nis deklarata e kontrollit kroat të trafikut ajror.

“Faleminderit për bashkimin që keni bërë, me një fjalë të paarritshëm”./Lajmi.net/