Ky ishte urdhri i kullës kontrolluese të fluturimeve për pilotët para rrëzimit të aeroplanit

Mediet në Brazil vazhdojnë të zbulojnë detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi, që la të vdekur 81 persona, përfshirë edhe një ekip futbolli.

Sport

29/11/2016 19:59

Edhe pse ende nuk ka një raport zyrtar me arsyet që shtynë në rrëzimin e aeroplanit, deri më tani, nga ajo që është raportuar, thuhet se problemet me motor apo mbetja pa karburant, mund të jenë shkaqet e rrëzimit.

‘Index.hr’ duke iu referuar medieve braziliane, sjell bisedën e fundit që kanë pasur pilotët me kullën kontrolluese të fluturimeve, përcjell lajmi.net.

Derisa pilotët raportuan për problemet që kishin në aeroplan, kulla kontrolluese e fluturimeve iu ka dhënë leje për aterim të dhunshëm.

Por, duket se tashmë kjo ishte e vonë, pasi pilotët nuk kanë mundur të drejtojnë aeroplanin deri në pikën më të afërt të aterimit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.