Ky ishte reagimi i Mayweather pas vendimit të jurisë për duelin Wilder – Fury

Çështja e duelit Deontay Wilder – Tyson Fury është kthyer në temën më të diskutuar sot.

Sport

02/12/2018 11:44

Kjo luftë u mbyll pa fitues, me jurinë që vendosën që dueli ka përfunduar baras.

Të shokuar me këtë vendim përveç dy boksierëve që pretendonin për fitoren e tyre, kanë mbetur edhe audienca sportive.

Shumica, për të mos thënë të gjitha reagimet kanë ardhur duke thënë se Tyson Fury ishte fituesi.

Këtë ndeshje, nga afër e kishte ndjekur edhe boksieri Floyd Mayweather, i cili nuk dukej aspak i kënaqur me vendimin.

Amerikani qëndronte përpara ringut dhe tundte kokën, duke mos iu besuar që juria ka vendosur për atë rezultat, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e kishte vërejtur edhe trajneri i Fury, Ben Davison i cili ka thënë për “BBC”: “Floyd Mayweather u largua nga salla pasi vendimi i jurisë ia shpifi”, transmeton lajmi.net.

Reagime për këtë vendim erdhën edhe nga legjenda e boksit Lennox Lewis, apo edhe nga Eddie Hearn i cili është promotori i Anthony Joshua. /Lajmi.net/