Ky ishte reagimi i Interit kur e kuptuan se Messi ka pësuar lëndim

Barcelona do të përballet me Interin javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/10/2018 17:15

Barcelona do të kërkoj tri pikë të reja në Ligën e Kampionëve, por që përball do ta ketë Interin.

Katalonasit do ta kenë shumë të vështirë ndaj nerazurëve, pasi Leo Messi do të mungoj në atë ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona fitoi mbrëmë ndaj Sevillës me rezultat 4 me 2, por që argjentinasi lëndoi krahun.

Interi ka reaguar në lidhje me lëndimin e Messit, duke i uruar shërim të shpejtë.

“Na vjen keq për lëndimin tuaj dhe nuk mund të përballemi në ditët në vijim, është gjithmonë një nder që të luash ndaj më të mirit”, ka reaguar skuadra italiane në postimin e Barcelonës. /Lajmi.net/