Ky ishte fjalimi i Gerrard në 2005, që nxiti një prej rikthimeve më të mëdha në histori të LK

Djibril Cisse ka bërë të ditur për publikun se cilat ishin fjalët e Steven Gerrard në pauzën e pjesës së parë të finales së Stambollit në 2005.

Sport

09/09/2018 18:15

Finalja luhej mes Liverpool dhe Milan, me italianet që përfunduan pjesën e parë me tre gola epërs, me anglezët të cilët barazuan në 3:3 për të fituar në ekzekutimin e penalltive.

Përveç performancës fenomenale të Gerrard, Cisse ka thënë se fjalimi i tij tejkaloi edhe ato që kapiteni bëri në fushë.

“Ai na tha se Liverpool është gjithçka që ai kishte. Nuk donte të mbetej në historinë e LK si performancë për të qeshur.

Ai tha se nëse më doni dhe më respektoni si kapiten, ngrihuni dhe zbrisni në fushë që të fitojmë” ka cituar Cisse ish kapitenin e “The Reds”.

Gerrard kishte shënuar golin e parë, kishte fituar 11 metërshin, dhe përfundoi takimin duke luajtur si mbrojtës i djathtë, megjithatë, duket se fjalimi i Stevie G ishte ajo që u vlerësua më së shumti nga bashklojtarët. /Lajmi.net/