Ky ishte celulari më i shitur gjatë vitit 2016

Celulari iPhone 6S i Apple ishte celulari më i shitur në botë vitin e kaluar, duke mposhtur kështu rivalët si modelet S7 të Samsung, thuhet sipas një hulumtimi të ri.

Auto & Tek

23/03/2017 18:26

Gjigandi teknologjik i SHBA-së paketoi rreth 60 milionë copë iPhone 6S në vitin 2016, treguan të dhënat nga IHS Markit.

iPhone 7 ishte celulari i dytë më i shitur me 50 milionë njësi, përderisa iPhone 7 Plus ishte i treti me 25 milionë, transmeton Gazeta Express.

Modeli i Samsung, Galaxy S7 Edge ishte celulari i pestë më i shitur në botë, me rreth 25 milionë copë të paketuara gjatë vitit 2016.