Ky infeksion seksual nuk transmetohet vetëm përmes seksit

Ju ndoshta nuk do ta besoni se mund të keni infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe të mos jeni në dijeni që e keni.

Lifestyle

07/07/2016 14:23

Ju mund të keni klamidia dhe të mos e dini. Ky infeksion në fakt është njëra prej sëmundjeve seksuale më të përhapura në botë me mbi 141 milionë persona të infektuar.

Doktoresha Clare Morrison thotë se klamidia është më problematike sesa njerëzit mendojnë, transmeton lajmi.net.

“Transmetohet shumë lehtë dhe vështirë diagnostifikohet, prandaj në shumicën e rasteve nuk trajtohet”, thotë ajo.

Por më e keqja, sipas doktoreshës është se ky infeksion jo çdoherë merret përmes seksit.

“Me klamidia mund të infektoheni përmes seksit anal, vaginal, oral por edhe nëse përdorni lodrat seksuale të dikujt tjetër”, thotë ajo.

Por lajmi i mirë është se kjo sëmundje nuk mund të merret përmes puthjes apo edhe nëse përdorni peshqirët e partnerit tuaj.

Femrat që e kanë këtë sëmundje zakonisht kanë gjakderdhje edhe pasi të kenë kryer ciklin menstrual, dhimbje të mëdha gjatë urinimit. Ndërkaq, meshkujt po ashtu kanë dhimbje gjatë urinimit dhe kanë dhimbje të testikujve./lajmi.net