Ky imam është hero, shikojeni se si i ndalon këta persona të mbysin njeriun e dyshuar për sulm terrorist (Foto/Video)

Një imam është kthyer në një hero kur e ka shpëtuar një të dyshuar për një sulm në Finsbury Park të Londrës.

Bota

20/06/2017 02:35

Mohammed Mahmoud u kërkoi dëshmitarëve të zemëruar të mos e sulmonin vrasësin e supozuar, pasi ai u përpoq të vriste disa persona duke u futur me furgonin e bardhë në një turmë të madhe, transmeton lajmi.net.

Thirrja e jashtëzakonshme për qetësi erdhi kur i dyshuari 48-vjeçari filloi të bërtasë “Unë dua të vras të gjithë muslimanët, unë e bëra atë, më vrit më vrit.”

Por Mahmoud përsëriti në mënyrë të vazhdueshme: “Mos e goditni, dorëzojeni në polici, mos e goditni”. Ndërkohë Mahmoud për një televizoin lokal ka thënë se sulmi ndaj një besimi është sulmi ndaj të gjithë besimave tjera dhe komuniteteve tjera dhe ata që përpiqen që të krijojnë urrejtje mes tyre e kanë të pamundur këtë gjë”, u shpreh Mahmoud. /Lajmi.net/