Ky ilaç lufton depresionin dhe largon mendimet për vetëvrasje

​Ketamina ilegale e cila lehtëson depresionin e rëndë, parandalon mendimet vetëvrasëse vetëm katër orë pasi ajo është aplikuar si një prei hundor.

Lifestyle

16/04/2018 16:12

Kështu thekson një studim i ri amerikan, ndërsa është potencuar se nëse aplikohet dy herë në javë në të njëjtën mënyrë, efektet pasojnë nga dita e 25-të, njofton Klan Kosova.

Kolegji Mbretëror i Psikiatërve e përshkroi studimin si ‘të rëndësishëm’, duke shtuar se ai e sjell medikamentin ‘një hap më afër që të përshkruhet në spitale.

Ketamine mund të përshkruhet  pa recetë në Britani të Madhe dhe në SHBA, por nuk është në dispozicion në spitale shtetërore ndërsa kompanitë e sigurimeve në Amerikë rrallë paguajnë për përdorimin e saj.

Kjo vjen pas një gruaje të rëndë depresive, të quajtur Sabrina Misra, 36 vjeç, nga Çikagoja, e cila tha se ajo ndryshoi mendje nga gjendje kur donte të vriste veten, por u bë më mirë pas vetëm katër infuzioneve të ketaminës.