Ky hoxhë thotë se burrat pa mjekra duken si gra – Lajmi.net
Ky hoxhë thotë se burrat pa mjekra duken si gra
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 17:49, 19 December 2017
Një hoxhë në Turqi ka thënë se burrat duhet t’i rrisin mjekrat për ta bërë të qartë se nuk janë gra.

Murat Bayaral foli në një emision televiziv këtë vikend, duke i kritikuar burrat pa mjekra.

Bayaral tha: “Burrat duhet t’i rrisin mjekrat. Një nga dy pjesët e trupit që e dallojnë burrin nga gruaja është mjekra”, shkruan Hurriyet Daily News, transmeton Gazeta Express.

“Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”, tha ai.

Deklaratat e hoxhës kanë ngjallur një debat të madh në Turqi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO