Ky futbollist nuk do të luajë më në Barcelonë (FOTO)

Barcelona ka vendosur ta largojë mbrojtësin e djathtë, Aleix Vidal.

Sport

30/09/2016 12:08

Aleix Vidal nuk do të luajë më në Barcelonë.

Mbrojtësi i djathtë do të lejohet të largohet nga klubi, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Vidal është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë.

Andaj, ai ka vendosur që të largohet, kërkesë që do t’i plotësohet nga kampioni i La Ligës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.