Ky fëmijë ka një të qeshur “ngjitëse”, as ju nuk do t’i rezistoni dot (Video)

E qeshura e këtij fëmijë ka është përshkuar nga mediat si ‘ngjitëse’, ndërsa video ka bërë xhiron e botës.

Fun

29/07/2016 19:24

Ka qenë Sara Shonfeld, mësuesja e muzikës në “Shalom Early Center”, Great Neck, New York, SHBA, ajo që një javë më parë ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në “You Tube”.

Qeshja e vogëlushit, duket sikur ‘infekton’ edhe fëmijët e tjerë, madje edhe mësuesen e muzikës.

Që atëherë, video është parë më shumë se 320.000 herë.

“Kjo video do t’iu ndriçojë ditën dhe do t’iu bëjnë të qeshni. Asgjë si e qeshura e një fëmijë nuk sjell lumturi në botë”,- është komenti që shoqëron videon.

YouTube player