Ky fëmijë e di vetëm një gjë: Se e gjithë bota është përgjegjëse për vdekjen e tij!

Imazhet e Aylan al-Kurdi, tre vjeçarit të cilin valët e detit e sollën të vdekur në bregdetin turk, janë shpërndarë në gjithë botën që kur janë publikuar të mërkurën.

Bota

03/09/2015 15:06

Ikja nga lufta dhe terrori nga vendlindja e tij, Siria, Aylan ishte në mesin e 2500 personave të cilët ia mësyn një vendi më të sigurt, pra Evropës.

Që kur këto imazhe janë publikuar, presioni publik është rritur karshi liderëve të Evropës që të mirëpres refugjatët, transmeton lajmi.net.

Përveç nënshkrimi të peticioneve, dhurimit të donacioneve, shkrimeve pasiononte nëpër rrjete sociale, shumë njerëz kanë shpërndarë kartonë emocionuese mbi vdekjen tragjike të këtij djali.

Rafat al-Khateeb, i cili vizaton karikatura për Nesan News rreth vendit të tij Jordan, tha për TheIndependent këtë “ Ideja e këtij kartoni, është ajo se këtij nuk i intereson rreth krimeve dhe luftërave. Ai e di vetëm një gjë. Se e gjithë bota është përgjegjëse për vdekjen e tij”.

“Edhe sa të tjerë duhet të vdesin në  këtë mënyrë para se gjërat të ndryshojnë”, shtoi ai./lajmi.net.