Ky është zyrtari i LDK-së që flet me Rugovën e vdekur (VIDEO)

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë,  Hazir Borovci  po pretendon se ka biseduar me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Lajme

23/03/2017 21:45

Borovci në  tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së që u mbajt dy ditë më parë në një fjalë rasti para të pranishmëve ka bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit” .

“Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci, njofton Klan Kosova.

Madje ai në këtë tubim ku i pranishëm ishte edhe kryeministri dhe kreu i LDK-së tregoi edhe porositë që ka “dhënë” Rugova.

“Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK-së, porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët”, ka thënë Borovci.

YouTube player