Ky është zëri i Morgan Freeman me helium

E njohin si zë i veçantë dhe zor i imitueshëm, por, zëri i aktorit Morgan Freeman, duket se i humb këto veti dhe bëhet qesharak pasi gëlltit helium.

Fun

24/05/2014 00:32

Në emër të shkencës, aktori me zë të jashtëzakonshëm, Morgan Freeman ka thithur helium nga një tullumbace, duke e transformuar zërin e tij të thellë, të lartë e angulluës. Këtë e ka bërë për “Science Channel’s Through the Wormhole”.

Zëri i Freeman nën ndikimin e  heliumit, në fakt, nuk ka të bëjë asgjë me studimet mbi gravitetin, përshkruhet në këtë studim.

Por, prodhuesit absolutisht kanë aplikuar metodë shkencore për këtë skenë; (Hipoteza: E dini se çfarë do të ishte diçka totalisht e lezetshme? Morgan Freeman në helium. Procedurat: Jepini Morgan Freeman-it helium dhe ca rreshta për t’i lexuar. Përfundimi: Kjo qe tërësisht e ëmbël.)