Ky është zëri i Hitlerit, pa bërtitjet e tij të famshme (Audio)

Një shirit regjistrimi i fshehur tregon për herë të parë zërin e vërtetë të Adolf Hitlerit.

Bota

05/12/2015 23:05

Regjistrimi është bërë gjatë një bisede me ish-presidentin e Finlandës, Carl Mannerheim, pa dijeninë e Fyhrerit. Kjo për shkak se ai i kishte ndaluar fotografitë dhe regjistrimet e bisedave private.

Nga regjistrimi audio tregohet zhgënjimi i diktatorit nazist, pasi zbuloi se Rusia kishte ndërtuar një fabrikë që prodhonte 35 mijë tanke në vit.

Hitleri dëgjohet të thotë: “Nëse dikush do më kishte thënë se një vend arrin të ndërtojë 35 mijë tanke, unë do mendoja se ishte i çmendur”.

Ai vazhdon duke thënë se kishte shkatërruar më shumë se 34 mijë tanke.

Kjo bisedë është regjistruar nga inxhinieri finlandez i zërit, Thor Damen, që ka regjistruar afro 11 minuta të bisedës private të Hitlerit me Mannerheimin.

Qëllimi i Damenit ishte të regjistronte fjalimet zyrtare të ditëlindjeve, por ai vendosi të regjistronte edhe disa nga bisedat private të liderit nazist. Thuhet se incizimi ka qenë e fshehur dhe është bërë publike vetëm në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Kur regjistrimi u bë publik, disa besuan se ishte i rremë sepse zëri i Hitlerit aty ishte tepër i butë. /Ora News/

YouTube player