Ky është ylli i madh që në janar do të largohet nga Interi

Se 25 vjeçari ka mundësi të mëdha për t’u larguar, e ka konfirmuar ndoshta pa dashje mesfushori Matias Vecino, derisa po fliste për mikrofonat e ‘Premium Sport’.

Sport

11/11/2017 16:46

Joao Mario mund të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Mesfushori portugez që është në sezonin e dytë te skuadra italiane, nuk po arrin të bind trajnerin e ardhur në verën që shkoi, Luciano Spalletti.

Se 25 vjeçari ka mundësi të mëdha për t’u larguar, e ka konfirmuar ndoshta pa dashje mesfushori Matias Vecino, derisa po fliste për mikrofonat e ‘Premium Sport’.

“Joao Mario është një lojtar i fortë, por për të ardhmen do të vendos së bashku me drejtuesit, e vetmja gjë që mund të them është se ai është një konkurrues i madh dhe një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Vecino, përcjell lajmi.net.

Kjo deklaratë ka kthyer spekulimet e ditëve të fundit, që portugezi është i pakënaqur me situatën e tij te Inter.

Opsioni i tij i parë mbetet Franca, ku ka interesim nga Paris Saint Germian, skuadër të tentoi të siguronte shërbimet e tij edhe gjatë verës.

Mario, Interi i është bashkuar në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës.

Ai në sezonin e parë ka shënuar tre gola, ndërsa këtë edicion pavarësisht nëntë paraqitjeve, i duhet akoma të pres për golin e parë./Lajmi.net/

YouTube player