Ky është Vullkani, vetura më e mirë e Aston Martin

Vetura më e re e Aston Martin është quajtur Vulcan (Vullkan), dhe është mjaft e bukur.

Auto & Tek

25/02/2015 12:47

Kjo është edhe vetura më ekstreme e ndërtuar ndonjëherë nga Aston Martin që nga modeli One-77, dhe vetëm 24 copë të këtij modeli do të shkojnë në shitje.

Secila veturë ka nga një motor V12 7.0 litërsh, që prodhon rreth 800 kuaj-fuqi, dhe që kushtojnë rreth $2.33 milionë secila, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, të blesh një Vullkan nuk është njëjtë sikur të blesh veturë të zakonshme – është sikur të blesh një aeroplan që nuk fluturon. Nuk është aq e thjeshtë, njerëzit të cilët do ta blejnë këtë veturë do të duhet që të trajnohen për ta vozitur atë, sepse ata nuk do të mund të dalin në rrugë me të menjëherë.

Vullkani është ndërtuar nga fibrat e karbonit ku në pjesën e përparme e ka të montuar motorin. Në veturë ekziston një bosht i ndërrimit të shpejtësive Xrac prej gjashtë sosh, që është i adaptuar nga veturat për gara të Aston Martin, transmeton Lajmi.net.

Ka fotografi zyrtare tashmë për këtë veturë “të çmendur”, por ne do të ju sjellim vazhdimisht lajme më të reja rreth Vullkanit kur të shfaqet në mbrëmjen e veturave në Gjenevë javën e ardhshme.

Më poshtë mund të shihni trailerin zyrtar të veturës dhe fotografitë:

aston-martin-vulcan_01.0 aston-martin-vulcan_02.0 aston-martin-vulcan_03.0 aston-martin-vulcan_04.0 aston-martin-vulcan_05.0 aston-martin-vulcan_06.0 aston-martin-vulcan_08.0 aston-martin-vulcan_11.0