Ky është vrasësi shqiptar që jeton në Britani si refugjat lufte
Rragami gjendet në Britani që prej vitit 1998 ku shkoi me një emër tjetër, Ardian Gashi, duke u hequr kështu si refugjat lufte.

Lajme
Ai u zbulua në vitin 2009 nga autoritetet britanike dhe u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Po kështu, mësohet se në vitin 2010 ai u lirua nga burgu dhe mendohet se është krhyer sërish në Britani ku është i martuar dhe me fëmijë. “Daily Mail” ka kontaktuar autoritetet britanike, të cilat i kanë konfirmuar se po punojnë sërish për ta dëbuar nga shteti ishullor 45 vjeçarin shqiptar, i cili është i dënuar për vrasje në vendin tonë.
Problemi për ekstradimin apo dëbimin e tij ka të bëjë me faktin se Rragami ka marrë statusin e azilantit disa vite më parë.