Ky është viti kur iPhone-t do të pajisen me 5G

Megjithëse më parë dukej sikur Apple nuk do të lanconte një iPhone me 5G vitin e ardhshëm, prova të reja nuk e mënjanojnë mundësinë e inkorporimit të mbështetjes 5G në 2020-ën.

Auto & Tek

13/11/2018 16:14

Kjo për shkak se të hënën Intel shpalli chipin e ri Intel XMM 8160 me mbështetje 5G. Intel thotë se chipi 5G do të jetë në gjendje të mbështesë shpejtësitë maksimale që janë “tri deri gjashtë herë më shpejt se modelet më të fundit të LTE që janë në dispozicion sot”, transmeton lajmi.net.

Çipi Intel ka për qëllim të bëhet i disponueshëm në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe Intel pret që të jetë i disponueshëm (si telefonat) në fillim të vitit 2020.

Meqenëse Apple integron çipa të kompanisë Intel në iPhone, dhe për shkak se Intel do të ketë një çip të pajisur 5G gati vitin e ardhshëm, është e mundur që iPhone 2020 të mbështesë 5G. /Lajmi.net/