Ky është versioni unplugged i himnit të Kosovës, përformuar nga i riu, Ben Bedynaj /VIDEO

Një djalë i ri që është lindur dhe rritur në Amerikë, ka bërë një version interesant të himnit të Kosovës. Ai me plis mbi kokë, me flamurin e Kosovës, prapa shpinës dhe me kitarë ka performuar himnin e Kosovë.

Lajme

15/02/2018 21:02

Në video, e cila është shpërndarë nga faqja në Facebook @kosova10Official, Beni në fund përshëndet të gjithë shqiptarët, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me “happy independence”.

Ky është postimi i plotë në @kosova10Official:

Ky është Ben Berdynaj. I lindur dhe rritur në Amerikë, ai nuk harron sakrificën e familjes dhe popullit të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky është intonimi i himnit të Kosovës nga Beni në versionin unplugged. #FromUSAwithLove #kosova10