Ky është vendimi i Simeones për të ardhmen

Diego Simeone ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid.

Sport

30/05/2016 13:17

Lajmi konfirmohet nga burime të “Marca” pranë drejtuesve të “Los Colchoneros”.

Këta të fundit kanë bërë të ditur që “El Cholo” do të mbetet në “Vincente Calderon” dhe qysh tani ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ri, përcjellë “Lajmi.net”.

Argjentinasi e kishte vënë edhe seriozisht në diskutim të ardhmen e tij, duke u shprehur pas finales se gjatë ditëve në vijim, do të mendojë mirë për të ardhmen.

Në anën tjetër flitet që Atletico qysh tani ka nisur punën në afatin kalimtar, ku kërkon një sulmues sikur Edinson Cavani apo Diego Costa.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.