Ky është vendimi që Instagram mori për “milionerët” e rinjë shqiptarë

Instagrami ka marrë një vendim për “milionerët” e rinjë shqiptarë.

ShowBiz

19/11/2018 16:16

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë fituar ditën e djeshme vëmendjen e mediave britanike për jetën e tyre luksoze, të cilën e promovonin në Instagram.

Të rinjtë që kishin një llogari në Instagram të quajtur “Ne jemi perëndia e rrugëve”, dhe postonin në rrjetet sociale imazhe të makinave sportive dhe luksoze, foto me armë, drogë dhe tufa parash, ndërsa disa prej tyre postonin foto edhe nga brenda burgut, pasi posedonin telefona celularë.

Fillimisht ishte Sunday Ekspress disa ditë më parë që publikoi një artikull për “Hellbanianz”.

Sot Instagram sqaroi se kishte mbyllur llogarinë e “Hellbanianz” dhe disa të tjera të lidhura me të, përfshirë edhe atë të kreut të grupit, të njohur si Vinz. Sipas një zëdhënëse të rrjetit social, Instagram nuk do të lejojë sjellje të paligjshme, kërcënime, dëmtime fizike apo krim të organizuar.

Ajo që bie në sy është se grupi as nuk denjohet të mbulojë fytyrat.

Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave britanike “shumë nga këta gangsterë janë fëmijë të azilkërkuesive shqiptarë.”/lapsi/