Ky është vendimi i ri i Gjykatës për Shkumbin Demaliajn

Më 27 shtator të këtij viti, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pas deklaratave që i kishte dhënë për ish-prokurorin Elez Blakaj.

Lajme

04/10/2018 16:32

Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin Demaliaj, mirëpo avokati i tij, Arianit Koci, në lidhje me vendimin e kësaj gjykate kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan lajmi.net.

Sot kjo gjykatë ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së Demaliajt.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net avokati Arianit Koci.

“U aprovua ankesa ime. Iu ndryshua masa prej paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Koci për lajmi.net

Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të përdor të gjitha mjetet juridike që klientit të tij ti hiqet edhe kjo masë.

“Do ti përdori mjetet juridike që edhe kjo mase ti hiqet”, ka deklaruar Koci për lajmi.net.

Kujtojmë, se Demaliaj është arrestuar pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, pas deklarimeve të tij të cilat janë konsideruar si kërcënime në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj i cili ishte duke hetuar listat e fryra të veteranëve të UÇK-së.

Ditë më parë masa e paraburgimit i është ndryshuar edhe deputeti Milaim Zeka i cili tashmë gjendet në arrest shtëpiak. /Lajmi.net/