Ky është vendimi i Real Madrid për Vinicius JR

Talenti brazilian, Vinicius JR, ende nuk ka gjetur hapësirat e tij me skuadrën e parë të Real Madrid.

Sport

15/12/2018 16:43

Mungesa e minutave ka bërë që skuadrat e vogla të La Liga, si Real Valladolid ta kërkojnë atë, duke i premtuar minuta të plota.

Së fundmi ishte legjenda braziliane, Ronaldo Nazario ai i cili foli rreth tentimit të tij për të siguruar shërbimet e Vinicius.

Megjithatë, “Marca” bën të ditur se Vinicius JR nuk do të largohet nga Madridi, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” do ta kenë atë deri në fund të sezonit. Ai pritet të aktivizohet sidomos javëve në vazhdim.

Kujtojmë se lojtari nuk do të paraqitet me Brazilin U-20 vetëm që të jetë në dispozicion për skuadrën e tij.

Transferimi i Vinicius bëri bujë të madhe, duke u konsideruar si “Neymari i ri”. /Lajmi.net/