Ky është vendimi i gjykatës për djalin e deputetit të PS-së

Gjykata e Krujës ka dhënë sot vendimin për djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.

Lajme

20/12/2018 17:11

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, vendosi të lirojë nga qelia Rrexhep Rrajan, duke e dënuar me 1 vit shërbim prove.

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha “Arrest me burg, në mungesë” për të riun e akuzuar për “përndjekjen” e ish-të dashurës së tij Xhisiela Malokut, shkruan Shekulli.

Çështja “Xhisiela” krijoi tension politik në vend dhe u komentua jashtëzakonisht. Opozita akuzoi deputetin Rrahman Rraja dhe deputetë të PS se i bënë presion policisë së Fushë Krujës për ta mbyllur këtë dosje.

Oficeri i policisë gjyqësore Emiljano Nuhu është tashmë në azil politik, pasi sipas tij, çështja ka qenë shumë më e rëndë sesa thjesht përndjekje, duke akuzuar qeverinë se ka lehtësuar rrethanat për Rexhep Rrahjan.