Ky është vendimi i fundit i Mourinhos për Sanchez

Ende pa mbushur një vit me fanellën e Manchester United, e ardhmja e sulmuesit Alexis Sanchez në ‘Old Trafford’ është vënë në dyshim.

Sport

30/09/2018 21:48

Është Jose Mourinho që është i gatshëm të heq dorë nga Sanchez, raportojnë mediet angleze, përcjell lajmi.net.

Sanchez në afatin kalimtar të janarit u largua nga Arsenal për t’iu bashkuar Manchester United, me këta të fundit që në këtë garë mposhten rivalët e Manchester Cityt.

Por, lëvizja tani duket të ketë qenë një gabim i shtrenjtë për klubin nga Old Trafford.

Sipas Daily Star, trajneri Mourinho nuk është aspak i kënaqur me reprezentuesin kilian dhe është i gatshëm ta shes atë.

29 vjeçari kilian mund të rikthehet në Serie A, në vendin ku kaloi vitet e arta të karrierës në fanellën e Udineses./Lajmi.net/