Ky është urimi përplot emocione i Teutës për Tarën (Foto)

Tara sot është bërë 7 vjeçare.

ShowBiz

27/04/2017 20:38

E padyshim që kjo ditë nuk do të mund të kalonte pa urimin e nënës së saj, aktores Teuta Krasniqi, shkruan lajmi.net

Ajo në Instagram ka hedhur një fotografi të Tarës ku ka zgjedhur fjalët me emocionuese për ta uruar të bijën.

Më poshtë keni urimin e plotë të Teutës./Lajmi.net/

Tara, Ti gezimi im i pare, dashuria ime e pare, drita e syve te mi, bebushi ime sot po behesh 7 vjece. Cdo dite e falenderoj Zotin qe me bekoi me ty ne jete. Nuk te lavderoj kurr ne sy dhe madje as mes bisedave me shoqe sepse mendoj qe do t’ma merr dikush per te madhe por sot ne ditelindjen tende nuk dua te kursej fjalet me te mira dhe me te sinqerta qe me dalin nga zemra. Ti ma dhe epitetin me fisnik dhe me te dashur per cdo grua, me ty bashke linda edhe une si nene dhe e tille do te jem deri ne frymen time te fundit. Ti je femije i mbare, je femije qe kupton situata dhe raporte edhe kur une mendoj qe nuk je e gatshme per te kuptuar aq shume, Ti dhuron shume dashuri pa kusht, nga Ti mesojme cdo dite edhe ne te rriturit se cka ka vertete vlere ne kete jete, nga Ti po meson motra jote se si duhet te jete shembulli me i mire. Tara jem e bukur, Urime ditelindja. Zoti te bekofte me shendet te plote, me dashuri te pakusht, gezime te pafundme, shume suksese, mbaresi ne cdo aspekt te jetes dhe dhashte Zoti qe ti kesh gjithmone prane njerezit tu te dashur. Une jam nena me e lumtur ne bote qe cdo dite nga ti e degjoj emrin “mami”, Kaia eshte motra me me fat qe ka nje moter si ti, dhe Astro eshte mirenjohes qe ja ke pasuru jeten me kaq shume dashuri dhe qiltersi. Jemi ne ata qe do te duam dhe do te jemi prane teje pergjithmone. Festofsh gjithmone e lumtur, cika jem, jeta jem te dua pa kufi ❤️❤️❤️?????? @adonismorina7

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on