Ky është turpi i Ministrisë së Arsimit në librin ‘Edukata Qytetare’ të klasave të 9-ta (Foto)

​Sërish janë evidentuar gabime dhe lëshime skandaloze në përmbajtjen e teksteve shkollore të licencuara nga Ministria e Arsimit.

Lajme

12/09/2015 18:40

Në librin e “Edukata Qytetare” për klasat e 9’ta fillore me termet ‘familje e mangët dhe çrregullt’ përkufizohen edhe familjet të cilat kanë mungesën e njërit apo edhe dy prindërve.

Libri është i autorëve Demë Hoti dhe Naser Zabeli i botuar në vitet e fundit nga shtëpia botuese “Libri Shkollor.

Ndaj kësaj përmbajtje të turpshme ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile, Rreze Duli.

“Ja cka permban teksti i kl 9 “edukata qyterare” turp per autoret Deme Hoti dhe Naser Zabeli dhe per Ministrine e Arsimit qe lejon qe Libri Shkollor te botoi ne vitin 2015. Ku thot: Familje e manget e cregullt definon libri: pa njerin prind, pa prinder femijeve te tyre u cfaqen probleme te ndryshe… Turp dhe per Arsimtaren qe kete text e ka spjeguar ne klase..”, citon Gazeta Express të ketë shkruar Duli në facebook.

Ky nuk është gabimi i parë dhe skandaloz që përmbajnë tekstet shkollore dhe edukative në Kosovë e që janë të licencuara nga MASHT’i. Madje, gabime të ngjashme dhe interpretime skandaloze janë hasur disa herë edhe në tekste Universitare. / Express

12021873-10153172164187029-1911884459-n 12020038-10152985100852665-5835424181365804674-n