Ky është truku për fryrjen e tullumbaceve (Video)

Tullumbacet na shoqërojnë në momentet më të mira që i përjetojmë. Ato janë prezente në festat e datëlindjeve, gjatë ahengjeve tjera të ndryshme dhe, sigurisht, në festat e fundvitit.

Lifestyle

05/12/2016 19:18

Si çdo e mirë që e ka një të keqe dhe anasjelltas, e keqja e tullumbaceve është se kërkojnë asistim fizik nga njeriu për t’u fryrë. Pra, zakonisht njeriu i frynë ato përmes frymëmarrjes dhe ky proces është tejet i lodhshëm dhe i mërzitshëm, transmeton Telegrafi.

Por, këtij procesi dhe kësaj lodhje i ka ardhur fundi. Më poshtë e keni një video e cila ju tregon hap pas hapi se si ta krijoni një ‘paisje’ në kushte shtëpiake për t’i fryrë tullumbacet vetëm me dorë.

Nuk është nevoja të ceket se kjo paisje do t’jua lehtësojë këtë proces, do t’ju kursejë shumë kohë dhe padyshim se do t’i bëjë më argëtuese festat e fundvitit.