Ky është transferimi i parë i Solskjaer te Man Utd

Manchester United duket se nuk po ju ndahet skuadrave nga Serie A.

Merkato

08/01/2019 11:29

Manchester United ka disa shënjestra në këtë afat, të cilat vijnë kryesisht nga Serie A.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta transferojnë mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi është duke shkëlqyer te skuadra italiane, andaj Manchester United është i gatshëm që të sakrifikoj edhe ndonjë lojtar për ta transferuar atë.

Vlera e tij aktuale është 50 milionë euro, andaj edhe skuadra angleze është e gatshme që ta paguaj atë. /Lajmi.net/