Ky është trajneri nga i cili mësojnë Sarri dhe Guardiola

Maurizio Sarri ka zbuluar një detaj interesant rreth tij dhe kolegut të tij, Pep Guardiola.

Sport

08/02/2019 20:00

Sarri ka thënë se ai dhe Guardiola të dy kanë mësuar nga Arrigo Sacchi, duke përmendur darkën e tyre gjatë muajit qershor.

Duke folur para udhëtimit të Chelseat në Manchester, ish trajneri i Napolit ka treguar edhe njëherë për raportin e mirë me trajnerin spanjoll.

“Ne kemi raporte shumë të mirë. Shumë, shumë të mira” ka thënë Sarri në konferencën e sotshme për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Zakonisht gjatë verës darkojmë së bashku. Shpresoj se ai flet mirë për mua, si trajner, si shok” ka thënë tutje italiani.

“Zakonisht ne mësojmë nga Arrigo Sacchi, sepse Arrigo është gjithmonë me ne. Kështu që është shumë interesante të flasësh me Arrigon. Të dy Guardiola dhe unë jemi fëmijët e Sacchi, pasi filloi me të” ka thënë ndër të tjerash Maurizio.

Chelsea dhe Manchester City do të përballen me njëra tjetrën gjatë kësaj fundjave, për një nga ndeshjet më interesante të kampionatit. /Lajmi.net/